Humbje tenistike ajo e Partizanit me Tiranen. Komentet dhe dekleratat jane kontradiktore. Golat njeri me i bukur se tjetri. Por… Tranieri i Tiranes per te zbutur zemerimin e kampit kundershtar deklaron: Ndeshja me e dobet e Tiranes pas 11 fitoreve e nje barazimi!?
Olsi Rama: Ma mesoni futbollin si jepet nje karton i kuq!? Ka harruar Olsi se si denohej me teknik i vellai tij kur luante basketboll?
Duhej te degjonim edhe prononcimin e tifozit nr.1 te Partizanit zv.kryeministrit Braçe, por ai per ters te Partizanit ishte ne Kongresin e Partise se Edit. Goje te liga flasin qe ai kerkon ne FSHF qe ndeshja te perseritet “pasi mungesa ime ne tribune ka frymezuar tiranasit me histori 100 vjeçare”.
Flitet se ne momente te caktuara ne zhvillimin e kongresit ai, per humbjen qe sa vinte e behej me e hidhur per zemren e tij, i habiste kongresistet kur donte te mallkonte gjyqtarin dhe thoshte: A ç’na beri ky Meta me 2 marsin mu ne zemer te “AIR ALBANIA”!
Flitet se Braçe i ka kerkuar Rames te shtyje Kongresin se na sjelle ters ne diten e derbit. Po gojet e liga kane degjuar ne kofidence me te gjatin se nuk mund t’ia prishi Gregut se Tirana eshte ne zemren e tij. Por me te egersuar u shfaqen ultrasit e kuq se tersi i humbjes eshte Gregori ndaj Rama duhet ta mohoje per hater te te vellait, Olsit, djalin e tij, siç ka bere Nexhmija me djalin e saj te dyte.
Keshtu ne mjedisin sportiv te te kuqve ngjarjet mbas kesaj humbje mund te sjellin te papritura te reja, por Braçe flitet se do te jap doreheqjen si zv/kryeminister dhe te marre marre ne dore Presidencen e Partizanit, pasi humbje te tilla me “barbaret” e Tiranes duhet gjetur nje rruge jashte futbollit, per t’i parandaluar pasi verioret e Kukesit, Laçit e Shkodres do te hakerrehen pasi Beselidhja e Lezhes e dha kete paralajmerim.