Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE90 milion euro për një mbrojtës, City gati t’i plotësojë dëshirën Guardiolës

90 milion euro për një mbrojtës, City gati t’i plotësojë dëshirën Guardiolës

Mbrojtja është reparti më pak cilësor te Manchester City dhe Pep Guardiola do të shpenzojë në verë për të përforcuar defensivën. Një ndër lojtarët e preferuar të trajnerit spanjoll është Milan Skriniar.

Sllovaku është kthyer në “murin” e mbrojtjes së Interit, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023.

Vështirë që 25-vjeçari të qëndrojë kaq gjatë në Milanon zikaltër, edhe pse Interi nuk ka dëshirë të privohet nga shërbimet e tij.

Mediat angleze raportojnë se City ka gati 90 milion euro për Skriniar.

Anglezët e cilësojnë lojtarin si përforcimin ideal për mbrojtjen dhe shpresojnë që oferta e tyre të pranohet nga klubi italian. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments