Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE42 vjeç por s'ka asnjë problem. Bufon do të rinovojë me Juventusin

42 vjeç por s’ka asnjë problem. Bufon do të rinovojë me Juventusin

Xhanluixhi Bufon la Juventusin në verën e vitit 2018 për tu bashkuar me PSG, por zemra e tij nuk arriti të ndahet nga bardhezinjtë. Pas vetëm një sezoni në Francë, portieri vendosi të kthehej në Torino, edhe pse jo me pozitat e mëparshme.

Ai nuk pranoi të marrë shiritin e kapitenit dhe tashmë është zëvendësuesi i Vojçek Sheznit. Gjithsesi, historia e dashurisë mes Juves dhe tij do të vazhdojë.

Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare, e cila përfundon në në fund të qershorit, por mediet italiane raportojnë se të gjitha rrugët të çojnë në rinovimin e legjendës bardhezi.

Bufon ka kaluar pjesën dërrmuese të karrierës në Torino dhe duket se do e mbyllë atje, ku u bë i madh. Bufon pritet të luajë akomë në Serie A dhe është shumë pranë thyerjes së rekordit të Maldinit si lojtari me më shumë ndeshje në elitën e futbollit italian. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments