Igli Tare nuk heq dorë nga Marash Kumbulla. Siç e shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, drejtori sportive i Lazios do të tentojë ta blejë në merkaton e verës.

Është vetëm 20 vjeç dhe ka arritur të jetë titullar me skuadrën e Veronës. Kësisoj, interesi për shërbimet e tij është mjaft i madh.

“Edhe Lazio është në garë për Marash Kumbulla. Drejtori sportiv bardhekaltër, Igli Tare, nuk heq dorë nga xhevahiri italo-shqiptar i Veronës.

Sidoqoftë, do t’i duhet të mposhtë konkurencën e Interit, në radhë të parë. Mbrojtësi, i cili lulëzoi me trajnerin Juric, do të jetë një nga më të vlefshmit dhe më të kërkuarit, sapo të hapet merkatoja e verës“, shkruan e përditshmja italiane./newsport/