HomeKRYESOREHysaj mes 10 emrave që kanë regjistruar më shpejt 100 ndeshje në...

Hysaj mes 10 emrave që kanë regjistruar më shpejt 100 ndeshje në Serinë A. Surprizë në kryesim

Të luash 10 ndeshje në Serinë A nuk është një gjë e thjeshtë e ta bësh një gjë të tillë në më pak se tre vitet e para, është edhe më e rrallë.

Një prej atyre që mund të mburrën se e ka arritur këtë objektiv është edhe Elseid Hysaj, i cili që nga hera e parë kur ka veshur fanellën e një klubi në Serinë A, rezulton të jetë një nga 10 lojtarët më të shpejtë që kanë arritur shifrën jubilare që nga koha kur ndryshoi sistemi dhe fitorja vlerësohet me 3 pikë.

Debutues me Empolin në elitën e futbollit italian, Hysaj ia doli që të arrinte 100 ndeshjet më pas me fanellën e Napolit, pas vetëm 945 ditësh. Ai ka kaluar kësisoj emra shumë të njohur të futbollit italian, futbollistë të cilët kishin mbërritur në Serinë A duke synuar të bëheshin titullarë të paprekshëm. Sipas të dhënave zyrtare, ai është i 9-ti më i shpejtë, duke lënë pas emra si Beloti, Higuain, Albiol apo Xheko.

Vendi i parë i shkon një futbollisti i cili erdhi në Itali jo me shumë bujë, por që u bë i rëndësishëm pikërisht për Napolin e Hysajt. Hoze Kajehon është ai që mban rekordin me arritjen e shifrës së 100 ndeshjeve në elitën e futbollit italian në 902 ditë, meritë e faktit se në 3 vite, ai humbi vetëm një ndeshje, duke luajtur të gjitha të tjerat. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments