...
HomeKRYESOREPresidenti i Milanit ka një ide nëse duhet të vazhdojë apo jo...

Presidenti i Milanit ka një ide nëse duhet të vazhdojë apo jo sezoni aktual

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni ka sqaruar për “ANSA”-n se qëllimi i skuadrës së tij është të vazhdojë të luajë futboll, sigurisht në rast se krijohen kushtet e duhura.

Skaroni shprehet se Milani është në favor të rifillimit të sezonit, ama ai thekson që më parë duhet të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar siguri shëndetësore për lojtarët e të gjithë aktorët e tjerë.

“Rifillimi i sezonit vendoset në varësi të zhvillimeve të pandemisë. Milani është një klub futbolli që ka si objektiv kryesor të luajë futboll. Në rast se janë kushtet e duhura të sigurisë, atëherë ne jemi në favor të rifillimit të sezonit,” deklaroi Skaroni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.