Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayerni me hap kampioni, flet kapiteni Neuer: Dominuam nga minuta e parë

Bayerni me hap kampioni, flet kapiteni Neuer: Dominuam nga minuta e parë

Bayerni arriti të fitojë pastër 0-2 në transfertë kundër Union Berlin, falë një goli me penallti të Lewandowskit dhe një gjuajtje me kokë të Pavard 10 minuta nga fundi. Pas ndeshjes, foli kapiteni i skuadrës, Manuel Neuer.

“Ishim dominues që nga fillimi i takimit, edhe pse nuk ishim në formën tonë më të mirë. Jemi të lumtur që dominuam dhe që rikthehemi në shtëpi me tre pikë të plota”, u shpreh shkurtimisht pas ndeshjes gardiani gjerman.

Me fitoren kundër Union Berlin në transfertë, bavarezët shkojnë sërish +4 pikë nga Dortmund, duke e zhvlerësuar fitoren e verdhezinjve dje 4-0 në derbin e Ruhrit kundër Schalkes./abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments