Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE SPORTE TE TJERAJurgen Gjergji i Vllaznisë, fitues i kupës "Agim Tafili"

Jurgen Gjergji i Vllaznisë, fitues i kupës “Agim Tafili”

Çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj është shpallur fitues I kupës “Agim Tafili” të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën Berdicë, për nderimin e kësaj figure të madhe të sportit shqiptar. Ai ka rezultuar më I shpejti nga gjithë të tjerët dhe në fund të dy etapave ka zënë vendin e parë. Kupa “Agim Tafili” ka patur dje ditën e dytë dhe të fundit të saj sot. E organizuar në nder të këtij mjeshtri të madh të çiklizmit shqiptar, etapa e dytë e saj kishte nje te vecante interesante. Ajo nisi dhe përfundoi pikerisht ne Berdice, ne vendlindjen e Agim Tafilit.

Ka qene nje zgjedhje shume e bukur e Federates Shqiptare te Çiklizmit qe ka gjetur edhe mbeshtetjen e Komunes Berdice, e cila pak kohe me pare e pat shpallur kete çiklist “Qytetar Nderi” te saj. Ndërkohë sa I takon garës, etapa Shkodër- Pukë- Shkodër, ka dhuruar një gare shume të bukur e cila ne fund ka nxjerre fitues çiklistin e Vllaznise Jurgen Gjergji I cili ka arritur t’I sfidoje të gjithe sportistet e tjere duke dale I pari ne finish. Ne kete menyre, kupa “Agim Tafili eshte mbyllur ne menyren me te mire te mundshme, me nderimin e kesaj figure te madhe por edhe me fitoren e nje çiklisti te Vllaznise. Pas ngjitjes në podium të fituesve të etapës së dytë, edhe bërë edhe ceremonia e nderimit të fituesve të krejt kupës, pas dy etapash. Kështu, çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj ka zënë vendin e parë dhe është shpallur fitues I kupës “Agim Tafili”. Në vend të dytë është renditur Erikson Picaku I Teutës dhe në vend të tretë Igli Kuçi I Tiranës. Në ceremoninë  e dorëzimit të kupës, kanë marrë pjesë edhe familjarët e Tafilit dhe pikërisht I biri- Alsidi I ka falenderuar organizatorët për organizmin e këtij aktiviteti në ditën e lindjes së tij. “Na dhatë mundësië t’ia festojmë ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme ndonëse do kishim dashur shumë ta kishim sot mes nesh”-është shprehur ai. E rëndësishme është që Agim Tafili është nderuar me një kupë me emrin e tij por kjo sigurisht që është minimumi I asaj që duhet bërë për këtë figurë të madhe të sportit, të ndarë nga jeta katër muaj më parë pas një sëmundje të rëndë.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments