HomeKRYESORECristiano Ronaldo fenomenal, arrin rekordin 60 vjeçar te Juventus!

Cristiano Ronaldo fenomenal, arrin rekordin 60 vjeçar te Juventus!

Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të mirë të gjitha kohërave dhe ylli portugez, në derbin kundër Torinos, arriti të shënojë dhe golin e parë si bardhezi nga goditja e dënimit.

Ky gol, e çoi në kuotën e 25 golave në Serie A.

Ronaldo u bë futbollisti i parë i Juventusit pas plot 60 vitesh që arrin në një kuotë të tillë golash në kampionat, që nga koha e Omar Sivorit (1960/61).

Gjithashtu, Ronaldo është futbollisti i gjashtë që arrin në kuotën e 25 golave në Serie A si juventin. Ylli portugez është thjesht fantastik dhe një makineri golash e rekordesh./abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments