Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të mirë të gjitha kohërave dhe ylli portugez, në derbin kundër Torinos, arriti të shënojë dhe golin e parë si bardhezi nga goditja e dënimit.

Ky gol, e çoi në kuotën e 25 golave në Serie A.

Ronaldo u bë futbollisti i parë i Juventusit pas plot 60 vitesh që arrin në një kuotë të tillë golash në kampionat, që nga koha e Omar Sivorit (1960/61).

Gjithashtu, Ronaldo është futbollisti i gjashtë që arrin në kuotën e 25 golave në Serie A si juventin. Ylli portugez është thjesht fantastik dhe një makineri golash e rekordesh./abcnews/