Dita e sotme eshte e veçante per mundesin shkodran Elis Guri. Ai feston 37 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur ne Shkoder me 6 korrik 1983 dhe pas viteve ’90 do te zgjidhte sportin e mundjes per t’u marre me te sepse nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Duke qene djali i te madhit Eljaz Guri, e ardhmja e tij ishte vetem ne tapetin e mundjes.

Padyshim qe Elis Guri eshte nje nga sportistet me te medhenj te Shqiperise, i cili ne fakt suksesin e tij me te madh e arriti me kombetaren e Bullgarise me te cilen u shpall kampion bote ne vitin 2011.

Megjithate, edhe me fanellen e kombetares shqiptare ka patur jo pak suksese duke qene ne nivele shume te larta ne te gjitha pjesmarrjet e tij ne Europiane dhe Boterore.

Kontributi i tij per Sportklub Vllaznia nuk ka qene shume i gjate ne kohe, por me sukseset e tij ka fituar vemendjen e te gjitheve dhe jo me kot vitin e kaluar u vleresua si nje nga mundesit e shekullit te SK Vllaznia, me rastin e festimeve te 100 vjetorit te ketij klubi.

Nderkohe prej disa kohesh ai eshte emeruar nga Federata bullgare si trajner i kombetares se mundjes te ketij vendi dhe padiskutim qe me pervojen e tij tashme po mundohet te injektoje tek mundesit e ketij vendi suksesin qe ai vete pat arritur si sportist.
www.shkodrasport.com