HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETe Vllaznia justifikohet me dëmtimin, lojtari pranë akordit me klubin tjetër të...

Te Vllaznia justifikohet me dëmtimin, lojtari pranë akordit me klubin tjetër të Superligës

Kategoria Superiore luan katër aktet finale, aty ku do të vendosen edhe verdiktet e sezonit. Vllaznia është në “ujëra të turbullta” sa i takon qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar, pasi vendi i tetë aktualisht i çon në ndeshjen shtesë play-off.

Problemet e fundit me largimin e trajnerit Jonuz, kanë bërë që situata në Shkodër të jetë e paqartë për disa lojtarë.

Në transfertën e fundit, mbrojtësi Filip Gligorov nuk ishte pjesë e ekipt, me justifikimin se ndiente shqetësim prej dëmtimit. Lojtari duket se ka gjetur akordin me Laçin, për të vijuar sezonin e ardhshëm me kurbinasit, kjo të paktën sipas shtypit të shkruar.

Lojtarët nga Maqedonia e Veriut nuk rregjistrohen si të huaj sipas FSHF-së, andaj kjo do ishte një bonus për laçianët nëse ia dalin të sigurojnë shërbimet e Gligorov./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments