HomeKRYESOREPërballë do jetë Barcelona, por te Bayerni gjejnë mënyrën për të ndalur...

Përballë do jetë Barcelona, por te Bayerni gjejnë mënyrën për të ndalur Messin

Barcelona dhe Bayern Munchen do të përballen ditën e premte në Portugali në kuadër të çerekfinaleve për Ligën e Kampionëve.

Të dyja skuadrat kanë si objektiv t’i shkojnë deri në fund kompeticionit, mirëpo në finalen e parakohshme njëra prej tyre duhet të heqë dorë nga trofeu.

Në pamje të parë, gjermanët duken disi më favoritë duke parë formën e këtij sezoni dhe eliminimin që i bënë Chelseat me shifrat e përgjithshme 7-1.

Por, te katalanasit është Lionel Messi dhe ai mund të përmbysë të gjithë parashikimet.

Së fundmi, pyetjes se si mund të ndalet argjentinasi i është përgjigjur mesfushori Leon Goretzka.

“Si ndalet Messi? Mendoj se kësaj pyetje kanë provuar t’i përgjigjen 100 nga 1000 persona. Mënyra e vetme është të punojmë si skuadër. Të gjithë e njohin talentin e Messit, mund të gjej zgjidhje në situata të ndërlikuara. Duhet të luajmë si skuadër. Nuk e di nëse dikush mund t’ia heq dëshirën për të luajtur, duhet të përgjigjemi si skuadër dhe të bëjmë lojën tonë”, u shpreh Goretzka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments