Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU dëmtua në miqësoren ndaj Vllaznisë, Gjini ka frakturë në këmbë

U dëmtua në miqësoren ndaj Vllaznisë, Gjini ka frakturë në këmbë

Në minutën e 56-të u mbyll miqësorja mes Kastriotit dhe Vllaznisë, me rezultatin 0-1 për shkodranët. Goli u shënua nga blerja e re e shkodranëve, Silva.

Shkaku i përfundimit të parakoshëm të takimit ka të bëjë me dëmtimin që pësoi lojtari i krutanëve, Luis Gjini.

Kastrioti pohon se Gjini ka pësuar frakturë të Tibias në këmbën e djathtë, dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Kujtojmë që Gjini u ble para pak ditësh, e si duket është i pafat. Klubi nuk harron t’i urojë atij shërim të shpejtë.

Postimi:

Lojtari ynë Luis Gjini, u dëmtua sot në miqësoren Kastrioti – Vllaznia. Gjini ka pësuar frakturë të Tibias në këmbën e djathtë, dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. I urojmë Gjinit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më i fortë.

Forca Gjini, jemi me ty!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments