Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEnis Çokaj dhe një futbollist tjetër shqiptar i Lokomotivës, në karantinë

Enis Çokaj dhe një futbollist tjetër shqiptar i Lokomotivës, në karantinë

Trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi u shpreh ditën e sotme në konferencë për shtyp se ende nuk e di nëse mbrojtësi Jon Mersinaj do të arrijë të bashkohet me kuqezinjtë.

Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit ka qenë në kontakt me persona që kanë rezultuar pozitvë me COVID-19 dhe në këtë formë i është nënshtruar karantinës së detyrueshme.

Ndërkohë, në këtë grumbullim me Shpresat e sigurt është se do të mungojë edhe Enis Çokaj. Edhe mesfushori koplikas është në karantinë, gjithashtu për shkak të kontaktve me persona të infektuar.

Dy futbollistët shqiptarë nuk luajnë prej dy javësh me Lokomotivën dhe humbën edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i kroatëve është shprehur se në ekip ka probleme prej COVID-19. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments