...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELiga Profesioniste refuzon kërkesën e Fidel Yllit për t’u takuar te Financat:...

Liga Profesioniste refuzon kërkesën e Fidel Yllit për t’u takuar te Financat: Takohemi vetëm me kryeministrin

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Ligës Profesioniste të Futbollit, sekretari, Dritan Kadia, ka bërë me dije se Liga ka refuzuar kërkesën e Fidel Yllit për të zhvilluar një takim në zyrat e Ministrisë së Financave, për shkak se drejtuesit e Ligës nuk e shohin të nevojshëm këtë takim, pasi propozimet dhe kërkesat i janë përcjellë drejtuesve të ministrisë shumë herë.

Liga kërkon që të takohet me kryeministrin në zyrat e qeverisë. Gjithashtu në postim bëhet me dije se presidenti Libohova nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës, për shkak se ka qenë pa qejf.

POSTIMI I LIGËS PROFESIONISTE

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qef dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.

Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë.

Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.
Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.
Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

Tiranë, më 13 shtator 2020

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.