Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFizioterapisti Haxhaja shpjegon gjendjen shëndetësore të zëvendëstrajnerit Plori

Fizioterapisti Haxhaja shpjegon gjendjen shëndetësore të zëvendëstrajnerit Plori

Gjate dites se sotme ka qarkulluar lajmi se perpos mbrojtesit Imami edhe zevendestrajneri i ekipit te Vllaznise Elvis Plori ka shqetesime dhe dyshohet se eshte prekur nga covid-19.

Nje gje te tille e ka konfirmuar pak minuta me pare edhe fizioterapisti i ekipit Ilirjan Haxhaja i cili permes nje postimi ne profilin e tij ka shpjeguar edhe gjendjen shendetesore te numrit 2 te pankines shkodrane.

Njekohesisht ka shpjeguar edhe masat qe po merren per lojtaret e tjere. Haxhaja shkruan:

“Mbas bisedës me presidentit e ekipit tonë të Vllaznisë , po shohim me kujdes situatën e krijuar në ekipin tonë,nga infektimet me Covit-19.

Nesër do vazhdojme me kontrollet tjera mjekësore. Profesor Plori duket mirë, pa sintoma të rënda. Po presim përgjigjejen e tamponit.

Lojtareve tane të prekurt me Covit-19 ju urojmë sherim të shpejtë, ku jemi në kontakt me to për situatën e tyre. Stafi mjekësor K.F.Vllaznia”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments