HomeKRYESOREU përjashtua nga turneu para pak ditësh, Xhokoviç godet përsëri gjyqtarin

U përjashtua nga turneu para pak ditësh, Xhokoviç godet përsëri gjyqtarin

Duket se tenisti serb, Novak Xhokoviç nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me gjyqtarët, që janë në ndeshjet që zhvillon ai.

Vetëm pak kohë pasi u skualifikua nga turneu i “US OPEN”, për shkak se goditi me top një nga arbitre, Xhokoviç rrezikon përsëri.

Së fundmi serbi është përfshirë në një tjetër incident, ku përsëri ka goditur arbitrin.

Ditën e sotme Xhokoviç ka kaluar në çerekfinale të “Roland Garros”, por sërish rrezikon përjashtimin.

Në tentativë për të kapur topin, Xhokoviç e gjuan fort atë dhe topi përplaset në fytyrën e arbitrit, të cilit tenisti i kërkon menjëherë falje, pasi sigurisht ishte pa dashje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments