Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAvokati DIBRA nuk 'kapërdin' golat e anulluar për Vllazninë: Do të ndjekim...

Avokati DIBRA nuk ‘kapërdin’ golat e anulluar për Vllazninë: Do të ndjekim rrugët zyrtare

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme sot, teksa mposhti 2-0- Apoloninë. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, me Dungën dhe Dilaver që bënë detyrën.

Arbitrimi u kritikua shumë, pasi u mohuan dy gola për Vllazninë. I rëndësishëm është fakti që anullimi nuk ndikoi shumë, pasi shkodranët ia dolën të merrnin 3 pikë gjithsesi.

Në një postim në rrjetet sociale, Blendi Dibra, tifozi numër një i Vllaznisë dhe avokati i sponsorit Xhaferi nuk pajtohet asessi me atë çka u pa, madje paralajmëron edhe se do ndiqen rrugë ligjore. Dibra ka postuar dhe dy foto, të cilat tregojnë më së miri se golat ishin të rregullt.

Dibra shkruan: ”Faktet flasin vetë, të paktën dy raste flagrante të treshes së gjyqtarëve të kryesuar nga Juxhin Xhaja mohojnë golat e kuqebluve për pozicion jashtë loje…gati ankimi në rrugë zyrtare bashkë me paralajmërimin se sa herë që bilbilin për të dhënë drejtësi do ta përdorni për padrejtësi në kurriz të KUQEBLUVE thjesht keni shkurtuar vitet tuaja të karrierës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments