Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Të fundit e humbe apo jo?”, si portieri i Veronës fitoi duelin...

“Të fundit e humbe apo jo?”, si portieri i Veronës fitoi duelin me Ibran

Zlatan Ibrahimoviç ishte vendimtar në ndeshjen e Milanit ndaj Veronës, pasi me golin e tij në fundin e ndeshjes, siguroi të paktën një pikë për kryesuesit e kampionatit italian. Por suedezi humbi gjithsesi një duel me portierin e Veronës, SIlvestri, i cili përdori një rreng psikologjik për të bërë suedezin të humbte një penallti që mund të kishte ndryshuar fatin e sfidës.

Ibra pati mundësinë të realizonte nga pika e bardhë, por para gjuajtjes, portieri iu drejtua suedezit duke e ngacmuar. “Të fundit e ke humbur apo jo?”, ishin fjalët e portierit, duke iu referuar gabimit të Ibrahimoviç ndaj Spartës së Pragës 10 ditë më parë. Futbollisti gjuajti më pas dhe gaboi, duke fluturuar topin mbi traversë.

Kjo ishte penalltia e dytë radhazi që humbiste, e treta në këtë sezon, që ka shtyrë lojtarin të ndryshojë mendje dhe t’i kthejë gjuajtjet nga pika e bardhë Frenk Kesi. “Me sa duket tjetrin do ta lë ta gjuajë Kesi. Fraza e SIlvestrit? Kishte të drejtë, edhe të fundit e kisha gabuar”, pranoi duke qeshur sulmuesi suedez pas sfidës. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments