Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhaferi ‘thyen’ premtimin, Vllaznia mbulohet nga milionat pas fitores me Tiranën

Xhaferi ‘thyen’ premtimin, Vllaznia mbulohet nga milionat pas fitores me Tiranën

Dhjetë milionë lekë të vjetër janë shpërndarë nga presidenca e Vllaznisë për fitoren e skuadrës së tyre në klasiken me Tiranën.

Edhe pse sponsori Xhaferi kishte deklaruar se do të shpërndante 6 milionë lekë premio në fund është vendosur që të shpërndahen 10 milionë lekë premio.

Kuqeblutë ia dolën që të fitonin 3-2 në sfidën me Tiranën. Skuadra e Vllaznisë për herë të parë pas shumë vitesh e sheh veten në krye me nëntë pikë të plota në tre javë kampionat.

Paçka se duhen edhe 33 javë, kuqeblutë ëndërrojnë që të sjellin në Shkodër titullin e 10-të kampion. Një titull që mungon prej 2001-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments