Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Objektivi fitore, te Vllaznia 'ngrohin motorrët'

VIDEO/ Objektivi fitore, te Vllaznia ‘ngrohin motorrët’

Vllaznia përballet nesër në orën 16.45 në transfertë me Teutën, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Ekipi ka zhvilluar sot në Durrës stërvitjen e fundit në prag ët këtij 90 minutëshi. Trajneri Brdariç është përqëndruar në aspektin fizik të futbollistëve, por i rëndësishëm është edhe ai psikologjik.

Fitorja e fundit 3-2 ndaj Tiranës ka rritur mjaft optimizmin dhe atmosferën edhe tek tifozëria.

Shkodranët kanë arritur të marrin 9 pikë në 3 ndeshjet e para, ndaj synohet ruajtja e të njëjtit ritëm. Grupi i lojtarëve është mirë dhe gati, me Teutën që është një provë force.

Këto dy skuadra kanë prodhuar gjithmonë rivalitet, ndaj pritet një sfidë ”zjarri”./newsport/

https://www.facebook.com/vllazniaofficial/videos/1017848398722177

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments