Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREI mori edhe fanellën, Uzuni vlerësohet më lart se Ronaldo

I mori edhe fanellën, Uzuni vlerësohet më lart se Ronaldo

Padyshim që pika më e lartë në karrierë arrihet në momentin që idhulli yt bëhet kundërshtari yt. Këtë pikë e ka arritur Myrto Uzuni në mbrëmjen e sotme, madje duke mbërritur edhe në tejkalimin e idhullit të tij.

Të paktën për 90 minuta pasi media prestigjoze “Goal” e ka vlerësuar Uzunin me notën 7, ndërsa Ronaldo u vlerësua me notën 6.5. Sulmuesi shqiptar është vlerësuar si më i miri i ndeshjes, së bashku me Alvaro Moratan.

“Bën kthesën për të shënuar një gol të bukur dhe gjithmonë di të ndërlidh këmbët me idetë e tij”, është përshkrimi mbi vlerësimin e bërë.

Ndërkohë në fundin e takimit Uzuni ka marrë edhe fanellën e Ronaldos, duke hedhur poshtë idetë e para të mediave të huaja se festimi në golin e parë ishte një tallje ndaj portugezi. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments