HomeKRYESORETramexani: Hysaj është i zoti dhe i nevojshëm, por nuk shkon deri...

Tramexani: Hysaj është i zoti dhe i nevojshëm, por nuk shkon deri në fundore

Te Napoli nuk është një ambient shumë i qetë pas humbjes së pësuar ndaj Milanit, teksa trajneri Xhenaro Gatuzo kërkon më shumë nga të tijtë.

Rreth gjendjes së Napolit ka folur edhe një njohje e vjetër e Shqipërisë si Paolo Tramexani, ish-zëvendësi i Xhani de Biazit.

Tramexani ka theksuar se Elseid Hysaj është një lojtar i zoti dhe i dobishëm për Napolin, mëgjithatë nuk është si të tjerët që shkojnë deri në fundore për t’i dhënë më shumë thellësi skuadrës.

“Duke pasur mesfushorë që shoqërojnë supmin, Napoli ka nevojë për më shumë mbulim. Hysaj garanton më shumë mbulim në mbrojtje, por nuk shtysën e të tjerë anësorëve dhe nuk shkon deri në fundore.

Mendoj se Gatuzo te Hysaj sheh një futbollist që mund ta përdorë në shumë pozicione, ai ëshë shumë i zoti dhe i nevojshëm”, u shpreh Tramexani. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments