Vllaznia do të luaj nesër në 13:45 me Kastriotin në transfertë. Shkodranët këto ditë janë duke u stërvitur nga zëvendëstrajneri Plori, pasi Brdaric vijon të jetë i sëmurë me grip dhe temperaturë.
Në Shkodër janë në ankth për Covid-19, teksa sipas klubit ai nuk është i infektuar.
Me grip është edhe Arsid Kruja, që do të jetë mungesë për ditën e nesërme për ndeshjen e javës së shtatë të Superligës.
Mungesa të tjera për shkodranët do të jenë edhe mbrojtësi Mevlan Adili i pezulluar me katër kartona të verdhë dhe braziliani Da Silva i dëmtuar./newsport/


