Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHerald Marku: Kapiteni jonë e meriton të jetë në kombëtare!

Herald Marku: Kapiteni jonë e meriton të jetë në kombëtare!

Sezoni qe lame pas, por edhe ky aktuali, po njohin nje shkelqim te futbollistit te Vllaznise Erdenis Gurishta. Loja e tij ka njohur rritje ne te gjitha drejtimet, ka fituar personalitet dhe jo me kot edhe trajneri Brdariç i ka besuar shiritin e kapitenit.

Per kete futbollist 25 vjeçar tashme te gjithe po flasin me superlativa dhe madje pak kohe me pare, drejtori sportiv i Vllaznise Matko Djarmati do deklaronte se ai e meriton edhe nje ftese ne kombetare.

Ne te njejten linje me drejtorin, eshte edhe mesfushori i Vllaznise Herald Marku. Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete me kete teme, ai ka deklaruar:

“Vllaznia eshte nje klub qe ta jep mundesine te reklamohesh sepse ka nje shikueshmeri te madhe dhe po ashtu ka edhe nje emer te madh. Sa i takon Gurishtes, pas largimit te Gilmanit, ai eshte kapiteni jone dhe te them te drejten e meriton kete gje, jo vetem per ate qe jep ne fushe, por kapiten duhet te jesh edhe jashte saj dhe ai e ben mire kete gje.

Mua personalisht nuk do me bente pershtypje nese do ta shikoja Gurishten te ishte pjese e saj sepse i ka te gjithe parametrat. Madje mund te them se jo vetem ai por ka edhe lojtare te tjere qe e meritojne te jene ne kombetare. Thjesht duhet te bejme nje sezon te mire, paraqitje individuale te mira, te ndihmojme edhe ekipin, edhe veten dhe kjo gje mund te jete e arritshme”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments