HomeKRYESOREE BUJSHME/17 vjeçari nga Vermoshi sonte titullar me AEK ndaj Leiçester në...

E BUJSHME/17 vjeçari nga Vermoshi sonte titullar me AEK ndaj Leiçester në Europa League

Sonte ne oren 21.00 ne Leiçester te Anglise do te luhet ndeshja ne mes ekipit vendas me te njejtin emer si dhe AEK te Athines, e vlefshme per Europa League.

Lajmi me interesant qe meson “SHKODRA SPORT” ne kete pragndeshje, ka te beje me faktin se pritet qe titullar nga minuta e pare me skuadren e AEK pritet te jete edhe nje futbollist 17 vjeçar nga Shqiperia.

Behet fjale per lojtarin e talentuar me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe, Mario Mitaj. Lojtari i kombetares U21 te Shqiperise ka udhetuar dje me ekipin grek drejt Anglise dhe sonte pritet te jete ne formacion, raporton shkodrasport.com.

Mitaj mendohet te luaje ne rolin e mbrojtesit te majte qe eshte edhe pozicioni i tij i preferuar. Lojtari titullar qe luan zakonisht ne kete pozicion eshte i denuar, nderkohe qe edhe nje mbrojtes tjeter i majte eshte i demtuar dhe kesisoj stafi teknik i AEK i ka besuar serish Mitajt.

Pak jave me pare ai debutoi edhe ne kampionatin grek duke hyre ne histori si lojtari me i ri nga te huajt qe eshte aktivizuar me AEK. Sonte ai shenon nje tjeter risi teksa pritet te debutoje edhe ne Europe si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments