Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare/ Ish- lojtari i kombëtares shqiptare nuk do të firmosë me Vllazninë

Zyrtare/ Ish- lojtari i kombëtares shqiptare nuk do të firmosë me Vllazninë

Pas gati dy muajsh stervitje me Vllaznine, mesfushori Elvir Maloku nuk do te firmose me kete skuader gjate janarit dhe nuk do te behet pjese e kesaj skuadre.

Lajmi ka qarkulluar prej dy ditesh ne media pa u bere te ditur edhe shkaqet e largimit te tij. Dhe ne fakt largimi i Malokut eshte konfirmuar diten e sotme edhe nga vete sponsori Alban Xhaferi.

Ky i fundit ne nje prononcim te dhene per “RTSH Sport” ka bere te ditur se me Malokun nuk eshte rene dakord per kushtet e kontrates dhe si rrjedhoej me te nuk do te arrihej asnje akord ne vijim.

Ne kete menyre, nje nga pistat e mundshme te merkatos se Vllaznise, pikerisht ajo e mesfushorit tashme ka rene poshte, ndonese ai u stervit per gati dy muaj ne Shkoder.

Lojtari me origjine shqiptare qe ka lindur dhe eshte rritur ne Kroaci, pat luajtur edhe 3 ndeshje me kombetaren U21 te Shqiperise nderkohe qe deshironte te luante ne Kategorine Superiore.

Por kjo per momentin nuk do te jete e mundur, te pakten te Vllaznia sepse nuk pati nje marreveshje perfundimtare me drejtuesit e saj./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments