Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTOLAJM/ Ndreu sfidon shiun e rrëmbyer në Shkodër, ja si e përjeton...

FOTOLAJM/ Ndreu sfidon shiun e rrëmbyer në Shkodër, ja si e përjeton sfidën me Vllazninë

Sfida e sotme Vllaznia-Kastrioti, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore ka qenë një betejë e vërtetë nervash dhe emocionesh.

Në disa momente të sfidës, lojtarët e të dyja skuadrave u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa nuk munguan as pakënaqësitë për arbitrimin.

Terreni i rënduar i “Loro Boriçit” prej shiut shtoi akoma më shumë ngarkesën psikologjike te skuadrat, madje edhe te pankinat.

Trajneri i Kastrioti, Ramadan Ndreu qëndroi thuajse gjatë gjithë ndeshjes në këmbë duke sfiduar shiun e rrëmbyer. Tekniku krutan e ka përjetuar fort lojën si dhe vendimet e gjyqtarit.

Megjithatë, ai u largua i kënaqur nga Shkodra, pasi arriti të frenonte kryesuesit e kampionatit në barazim 0-0.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments