Ne ndeshjen e sotme Vllaznia- Kastrioti ka patur shume gjera brenda. Loje e ashper, tension e polemika mes futbollisteve por edhe vonesa te ekzagjeruara te lojes nga ekipi mik.

Gjate pjeses se dyte ka patur shume raste kur futbollistet e Kastriotit shtriheshin ne fushe dhe kerkonin te vononin lojen dhe ia dolen sepse arbitri Meta i lejonte.

Por nderkohe, me ane te nje statusi, menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi ka dale ne nje percaktim shume interesant, ate qe njeriu i cili ka vrapuar me shume ne kete ndeshje ka qene doktori i Kastriotit. Kuptohet kjo me ironi.

Kete gje Gjyrezi e ka shprehur permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale ku ai shkruan:

“Duke pa statistikat e ndeshjes sot ajo qe te bie ne sy eshte eshte se njeriu qe ka bere me shume kilometra ne fushe nuk eshte nje futbollist por doktori i Kastriotit”.