Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarova: Nuk ka shans që të jetë Teuta më e shëmtuara

Starova: Nuk ka shans që të jetë Teuta më e shëmtuara

Sulejman Starova është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i Teutës ka kthyer përgjigje edhe për deklaratën e Elvis Plorit që u shpreh se durrsakët luajnë futbollin më të shëmtuar nga të gjitha ekipet që pretendojnë titullin kampion.

Starova ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që ekipi i Martinit të jetë më i shëmtuari, për sa kohë po kryeson Superioren.

Apoloninë e pashë shumë të motivuar kundër Teutës, ishin ende në atë trenin e fundit. Por sigurisht që me kalimin e ndeshjeve dhe ardhjes drejt fundit, do të rëndohet më tej gjendja e tyre psikologjike.

Teuta ia ka bërë më të lehtë kundërshtarëve që do të luajnë kundër Apolonisë tani. Nuk ishte “Fair” deklarata e Elvis Plorit se ne jemi skuadra më e shëmtuar. Nuk ka shans që të kryesosh kampionatin dhe të jesh më e shëmtuara”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments