Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLZYRTARE/ Vllaznia me trajner të ri, në stol prezantohet një shkodran

ZYRTARE/ Vllaznia me trajner të ri, në stol prezantohet një shkodran

Afrim Bilali do jetë trajner i Vllaznisë në basketboll për meshkuj.

Shkodrani rikthehet kështu pas disa muajsh nga koha kur hoqi dorë nga kuqeblutë, teksa shkodranët kërkojnë të përsërisin sezonin e fundit ku ishin deri në finalen e Kupës.

Bilali u prezantua sot zyrtarisht, teka I pranishëm ka qenë edhe Sekretari i klubit, Bledni Diba.

Në prani të basketbollistëve, Bilali ka bërë me dije se objektivi nga trofetë madhorë nuk ndryshon as këtë sezon. Kujtojmë se Afrim Bilali është njëkohësisht edhe trajner i Kombëtares së meshkujve të Shqipërisë në basketboll.

Kujtojmë se njëjtë si në futboll, edhe në basketboll sponsor i Vllaznisë vijon të jetë Alban Xhaferi./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments