HomeFUTBOLLKastrioti, pas Tiranës dhe pezullimeve ja situata te skuadra në prag të...

Kastrioti, pas Tiranës dhe pezullimeve ja situata te skuadra në prag të duelit me Teutën

Kastrioti tashmë mendon për ndeshjen e radhës me skuadrën e Teutës, takim që luhet në fushën e Kamzës të enjten.

Me skuadrën në këtë ndeshje, rikthehet Prodani, i cili mungoi në takimin e fundit për shkak të kartonit të kuq të marrë me Skënderbeun.

Gjithashtu, rikthehet edhe Shkalla, i cili mungoi ndaj Tiranës për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. Krahas rikthimit të tyre, lajm i mirë është edhe riaftësimi plotësisht i sulmuesit Devid de Silva, i cili këtë ndeshje pritet që të jetë në 100% dhe ta nisë si titullar takimin.

Krahas tij, krutanët kishin në stol për herë të parë pas disa muajsh mungesë, edhe sulmuesin Spartak Ajazi. Në katër finalet e mbetura, skuadra e Kastriotit do të synojnë pikët e plota…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments