Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLJasir Asani drejt skuadrës turke që pëlqen shqiptarët

Jasir Asani drejt skuadrës turke që pëlqen shqiptarët

Jasir Asani pritet që të vendosë për të ardhmen, pasi mësohet se 26-vjeçari ka marrë një ofertë nga skuadra turke e Keçiorenguçu që tenton të joshë shkupjanin.

Skuadra turke militon në Ligën 1, teksa e mbylli kampionatin në vendin e shtatë. Te skuadra e Keçiorenguçu aktivizohet edhe 2 shqiptarët e Kosovës, Ilir Mustafa dhe Arb Manaj.

Për sa i përket Asanit, duke qenë lojtar i lirë, 26-vjeçari ka në dorë të zgjedhë me qetësi klubin e ri.

Sulmuesi realizoi një sezon të kënaqshëm me Partizanin, ku realizoi edhe 9 gola, ndërkohë që është nga më të mirët e Supeiores sonë. Pjesë e kësaj skuadre u bë vjet edhe Edion Hasani, që më pas pësoi dëmtim, ashtu si dhe ish-sulmuesi dhe goleadori i Bylisit, Saliu Guindo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments