Barcelona ka konfirmuar transferimin e dytë me kosto zero nga klubi i Mançester Sitit. Pas Serxhio Agueros, do të jetë Erik Garsia ai që do të veshë fanellën e blaugranave.

fakt, mbrojtësi ka dalë nga akademia e spanjollëve dhe tashmë ka ardhur momenti që të rikthehet në shtëpi. Sakaq, Garsia ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit 2025-2026, ndërsa ka një klauzolë prej 344 milionë paund.

Ndërkohë, pasdite, Garsia do të bëjë edhe prezantimin zyrtar me fanellën katalanase të veshur.

Tashmë, 20-vjeçari do të luftojë për një vend titullari në prapavijën e Kuman, së bashku me emra si Umtiti, Pike apo edhe Lengle. /VipSport/