Zvicra zhvilloi një super Kampionat Europian ku u eliminuan në çerekfinale nga Spanja, nga ku në 1/8 mposhtën dhe Francën kampion bote. Trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkoviç është kontaktuar nga skuadra franceze e Bordo për ta patur si teknik për sezonin e ri që po fillon në Ligue 1.

Këtë lajm e ka konfirmuar Federata Zvicerane e Futbollit me anë të një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Twitter” se drejtori sportiv i Bordo ka kontaktuar për Petkoviçin.

Sakaq me anë të një statusi tjetër, Federata Zvicerane e Futbollit ka ka bërë me dije se kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës së trajnerit Petkoviç deri në fundin e vitit 2022.

POSTIMI I FEDERATËS ZVICERANE TË FUTBOLLIT –

“Të dielën pasdite, drejtori sportiv i Bordosë ka kontaktuar drejtorin e kombëtares sonë për të na treguar interesimin për trajnerin Vladimir Petkoviç. Aktualisht jemi në bisedime mes palëve për të zgjatur kontratën e trajnerit Vladimir Petkoviç deri në fundin e vitit 2022.”