HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKualifikimi vlen 70 mijë euro sot për Vllazninë

Kualifikimi vlen 70 mijë euro sot për Vllazninë

Vllaznia do të luajë sonte kundër AEL Limasolit në kuadër të turit te dytë të Conference League. Kjo sfidë do të zhvillohet në oren 21:00 dhe interesimi i tifozëve për të qenë të pranishëm është mjaft i madh.

Mësohet se biletat ne tribunat kryesore janë shitur të gjitha, ku radha për ta blerë një të tille ka qenë e madhe dhe kane mbetur disa ne tribunat mbas porte.

Ndërkohë drejtuesit kuqeblu kanë hapur thesin dhe për të motivuar lojtarët, u është premtuar një premio prej 70 mijë eurosh. Pra në rast kualifikimi, ata do të shpërblehen më shumë se në turin e parë të Conference League kur moren 50 mije euro per kalimin e Shiroki Brijeg.

Në takimin e parë, Vllaznia u mposht minimalisht (1-0) nga AEL Limasol dhe një përmbysje në Shkodër duket mision i mundur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments