HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjurgjeviç shton entuziazmin në Shkodër: Ekip i madh. tifozët shkodranë meritojnë shumë

Gjurgjeviç shton entuziazmin në Shkodër: Ekip i madh. tifozët shkodranë meritojnë shumë

Fahrudin Gjurgjeviç pritet të jetë pika referuese e Vllaznisë në majë të sulmit. Sulmuesi maqedonas ka pak kohë që u është bashkuar kuqebluve, por 29- vjeçeri ndihet mirë për zgjedhjen që ka bëra, gjë e cila buron nga eksperienca që përjetoi me Vllazninë në ndeshjet e Konferencë Ligës.

Përshtypjet për këtë aventurë në Shkodër, Gjurgjeviç i ka përshkruar përmes një komenti në profilin e tij në rrjetet sociale.

Ai vlerëson tifozërinë e Vllaznisë, që sipas tij me mbështetjen që i dhanë ekipit në Europë, e meritojnë titullin kampion në edicionin e ri.

“Shumë emocione në një periudhë kaq të shkurtër me këtë ekip të madh. Këta tifozë fantastikë meritojnë një titull kampion dhe besoj se ne mund ta konkretizojmë”, shkruan Gjurgjeviç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments