Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikuperohet Da Silva, i gatshëm për finalen me Teutën

Rikuperohet Da Silva, i gatshëm për finalen me Teutën

Ka munguar qe prej ndeshjeve europiane, megjithate tashme duket se eshte gati per te luajtur. Sulmuesi brazilian Victor Da Silva prej disa ditesh ka nisur stervitjen me ekipin dhe eshte i gatshem per te luajtur.

Madje, ne miqesoren e para pak diteve ndaj Tiranes, ai eshte aktivizuar per disa minuta ne pjesen e dyte. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse stafi teknik beson shume ne aftesite e tij.

Megjithate lojtari brazilian ka qene edhe i pafat sepse ka patur jo pak demtime, te cilat e kane penalizuar ne ecurine e tij. Da Silva eshte nje element shume i rendesishem per Vllaznine, megjithate pritet me shume prej tij.

Ai i dha Kupen e Shqiperise Vllaznise ne finalen ndaj Skenderbeut me golin e shenuar prej tij dhe ne Shkoder shpresojne qe te jete percaktues edhe ne finalen e se shtunes ndaj Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments