Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREElvin Beqiri tregon situatën te Tërbuni: Pres vetëm një sulmues cilësor

Elvin Beqiri tregon situatën te Tërbuni: Pres vetëm një sulmues cilësor

Elvin Beqiri pret edhe një sulmues. Nëse e gjejnë, atëherë e quan të mbyllur merkaton. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i Tërbunit thotë:

“Po afron data e startit të kampionatit dhe jemi thuajse gati. Kemi blinduar një pjesë të mirë të titullarëve të vjetshëm dhe afruar elementë cilësorë. Mendoj se kam grupin e duhur dhe jemi në rrugë të mbarë.

Prej dy ditësh po testojmë një mesfushor brazilian, do ta mbajmë nëse bindemi totalisht
Veç testin me U-19 e Shënkollit, që e fituam dje 3-0, kam programuar edhe një miqësore me ekip të elitës.

Të shtunën do të masim forcat me Kastriotin, për të parë përfundimisht ku jemi para ndeshjes hapëse. Merkaton e quaj të hapur, pasi na duhet edhe një sulmues cilësor. Sa u takon reparteve të tjera, thuajse janë të kompletuara”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments