Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVENjë tjetër ekip femrash nga Shkodra i bashkohet kampionatit, e zbulon Elis...

Një tjetër ekip femrash nga Shkodra i bashkohet kampionatit, e zbulon Elis Legata

Futbolli i femrave patjetër që është një sport që në Shkodër ka gjetur një hapësirë të veçantë. Ekipet e shumta që ka formuar ky qytet në vite, i kanë dhënë tonin futbollit femëror në vendin tonë. E tashmë, një tjetër skuadër do i shtohet kampionatit tonë nga Shkodra.

Këtë e ka zbuluar në “Star Sport”, Elis Legata. Trajneri i i portiereve të kombëtares së femrave, por edhe pjesë e akademisë “Atletik Shkodra” është shprehur:

Legata: “Do kemi një risi këtë sezon në kampionatin e femrave. Atletik Shkodra do prezantohet me një ekip femrash. Kjo do jetë hera e parë për ne dhe debutimi historik do jetë këtë javë kundër Skënderbeut.

Ky projekt i ri vjen si një bashkëpunim shumë i mirë që ne patëm me AAS, të cilët i falenderoj. Patjetër ne nuk e kemi presionin për të pasur rezultate menjëherë, por duam të fillojmë dhe vijojmë ndoshta me një projekt që të ketë një jetëgjatësi”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments