HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani s'di të fitojë, barazim edhe ndaj Egnatias

Partizani s’di të fitojë, barazim edhe ndaj Egnatias

Partizani vazhdon ende të vuajë. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në ‘’Air Albania’’ duke thelluar dhe më tej krizën që i ka kapluar.

Egnatia kaloi e para në avantazh vetëm 6 minuta nga starti i takimit. Braziliani gjuajti lehtë drejt portës, por gabimi fatal i Hoxhës dërgoi rrogozhinasit në avantazh.

Partizani u hodh me të gjitha forcat, dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Cara i hyrë në fushë në minutën e 22-të në vend të Geje, vendosi baraspeshën pas një pasimi të Albion Markut.

Në pjesën e dytë, të kuqtë tentuan me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e fitores, por pa rezultat. Ishte Egnatia që shkoi fare pranë golit duke goditur traversën me Allmuçën. Skuadra e Dajës ka harruar të fitojë, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi për të kuqtë.

FT| PARTIZANI-EGNATIA 1-1

Cara 45+2′ / Xhekson 6′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments