Abssinet Superiore do të rikthehet të luhet ditën e premte. Java e 11-të e Superligës do të nisë ditën e premte me dy ndeshje, ndërsa të shtunën do të luhen 3 sfidat e radhës. Laçi-Dinamo është ndeshja e parë që do të hapë javën e 11-të me takimin që do të luhet në Laç e do të nisë në orën 13:45.

Në orën 16:45, do të luhet supersfida Teuta-Vllaznia, ndërsa ngelet për t’u vendosur se në cilën stadium do të luhet. Të shtunën, në orën 13:45 do të luhen dy ndeshje,

Egnatia-Tirana dhe Kastrioti-Kukësi, kurse në orën 16:45, do të luhet Partizani-Skënderbeu që do të jetë ndeshja e fundit për javën e 11-të.

Java e 11-të e Abissnet Superiore

E premte:

Laçi-Dinamo Ora 13:45

Teuta-Vllaznia Ora 16:45

E shtunë:

Egnatia-Tirana Ora 13:45

Kastrioti-Kukësi Ora 13:45

Partizani-Skënderbeu Ora 16:45