Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbappe i ka premtuar Realit se do t’i bashkohet në verë

Mbappe i ka premtuar Realit se do t’i bashkohet në verë

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe do ta vazhdojë karrierën në La Liga, saktësisht te skuadra e Real Madridit.

“AS” ka shkruar të premten se Mbappe i ka dhënë fjalën krerëve të Realit se do të transferohet në “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni.

Ai te Reali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në, që i skadon në fund të këtij sezoni.

Francezi 22-vjeçar ka realizuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asistime këtë edicion në të gjitha garat për Parisin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments