Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREI destinuar për të tundur rrjetën! Armando Broja, më efikas se Lukaku...

I destinuar për të tundur rrjetën! Armando Broja, më efikas se Lukaku dhe Salah

Tifozëve të Çelsit që mendojnë se Armando Broja është gati për të luajtur në “Stamford Bridge”, mund t’u falet. Djaloshi i lindur në Slou ka shënuar 6 gola për Sauthemptonin, por ka nisur titullar vetëm 5 ndeshje.

Huazimi i tij në “St Mary’s” ka pasur ulje-ngritjet e tij. Fillimisht trajneri Ralf Hazenhytel e kritikoi për atë që e quajti një nisje të ngadaltë duke e lënë të dyshonte austriakun nëse Broja dëshironte vërtet të kishte një shans për të luajtur në Premier Ligë.

Broja e gjeti veten në zyrën e trajnerit, ku pati një bisedë shumë serioze gjatë së cilës Hazenhytel i bëri me dije se çfarë pret prej tij. Nuk dihen në detaje bashkëbisedimi mes tyre, por e sigurt është se prej atij momenti sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur të shijojë futbollin e tij.

Në fushë luan me qetësinë e një lojtari i cili duket sikur ka shumë vite mbi shpatulla, pikërisht stofi që i duhet një ditë për të qenë lideri i sulmit të një prej klubeve më të mëdha në botë, qoftë Çelsi apo diku tjetër. E themi ne? Jo, është diçka që e konfirmojnë shifrat:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments