Tifozëve të Çelsit që mendojnë se Armando Broja është gati për të luajtur në “Stamford Bridge”, mund t’u falet. Djaloshi i lindur në Slou ka shënuar 6 gola për Sauthemptonin, por ka nisur titullar vetëm 5 ndeshje.

Huazimi i tij në “St Mary’s” ka pasur ulje-ngritjet e tij. Fillimisht trajneri Ralf Hazenhytel e kritikoi për atë që e quajti një nisje të ngadaltë duke e lënë të dyshonte austriakun nëse Broja dëshironte vërtet të kishte një shans për të luajtur në Premier Ligë.

Broja e gjeti veten në zyrën e trajnerit, ku pati një bisedë shumë serioze gjatë së cilës Hazenhytel i bëri me dije se çfarë pret prej tij. Nuk dihen në detaje bashkëbisedimi mes tyre, por e sigurt është se prej atij momenti sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur të shijojë futbollin e tij.

Në fushë luan me qetësinë e një lojtari i cili duket sikur ka shumë vite mbi shpatulla, pikërisht stofi që i duhet një ditë për të qenë lideri i sulmit të një prej klubeve më të mëdha në botë, qoftë Çelsi apo diku tjetër. E themi ne? Jo, është diçka që e konfirmojnë shifrat: