Futbolli në Evropë dhe në Botë po përballet shpesh me disa situata të hidhura të cilat sipas mjekëve janë thjesht një rastësi.
Sulmet në zemër për futbollistët po bëhen gjithnjë e më shqetësuese në vendet më të zhvilluara e jo më në ato Afrikane.
Ditën e shtunë në Algjeri në ndeshjen e kategorisë së dytë me ASM Oran, lojtari i MC Saida, Sofiane Lokar 30-vjeç, ndërroi jetë në fushën e lojës pikërisht nga një sulm në zemër.
Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën. Ndeshja u ndërpre dhe në ambientet e stadium ngjarja u përjetua rëndë sidomos nga lojtarët e tjerë. Gjithashtu mësohet se futbollisti ishte martuar para një jave. /abcnews
![Screenshot 2021-12-26 at 21-42-15 VIDEO I martuar para një jave, sulmi në zemër i merr jetën në fushë futbollistit, ngjarja[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot-2021-12-26-at-21-42-15-VIDEO-I-martuar-para-nje-jave-sulmi-ne-zemer-i-merr-jeten-ne-fushe-futbollistit-ngjarja...-1068x570.png)






