Në intervistën për Supersport, presidenti i Federatës, Armando Duka ka folur për shumë fenomene të futbollit në Shqipëri siç është rasti i infrastrukturës, apo dhunës dhe trukimit të ndeshjeve.
Për këtë të fundit, Duka ishte shumë i sigurt se ka ikur ajo kohë dhe nëse ende ekziston sadopak, në vitin 2022 askush nuk do të mund të bëjë diçka për të prodhuar një rezultat jashtë asaj që dikton fusha e blertë.
Trukimi i ndeshjeve është një histori e mbyllur në futbollin tonë? “Është një histori e minimizuar drejt zeros, por jo e mbyllur. Kemi shumë pak tentativa dhe jam i sigurt se brenda këtij viti do t’i anulojmë, nuk do të ketë shans askush të bëjë trukim në Shqipëri.
Ta harrojë edhe ai që mund ta ketë menduar. Iku koha e asaj punë, luani futboll. Askush nuk do ta gëzojë ai, nëse ekziston pak, në vitin 2022 nuk do të ketë shans ta bëjë askush”, u shpreh Duka.







