HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOperacion në gju, Ngoo ‘trondit’ Tiranën, ja kur rikthehet sulmuesi anglez

Operacion në gju, Ngoo ‘trondit’ Tiranën, ja kur rikthehet sulmuesi anglez

Michael Ngo’o “trondit” Tiranën. Sulmuesi anglez pësoi një dëmtim të rëndë në gju në derbi ndaj Partizanit dhe siç duket nuk i shpëton dot operacionit.

Dëmtimi u duk i rëndë që në momentin e parë pasi Ngoo doli nga fusha e lojës me barrelë dhe i përlotur, ndërsa e fashoi me akull gjurin menjëherë sapo u ul në stol.

Pas analizave të bërë, anglezi ka një dëmtim në menisk dhe në ditët në vijim do të operohet në gju. Ngoo do të qendrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave dhe kjo është një “goditje” e rëndë për Tiranën pasi sulmuesi është një titullar fiks në formacionin e Orges Shehit.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit bardheblu do të futen në merkato për të gjetur një sulmues pasi Ngoo do të rikthehet në muajin mars në fushë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments