Wednesday, March 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArsenali afron 55 milion euro dhe Lucas Torreira për Vlahovic

Arsenali afron 55 milion euro dhe Lucas Torreira për Vlahovic

Dushan Vlahovic, sulmuesi serb i Fiorentinës, është padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj në merkaton e dimrit.

Ka shumë skuadra që kanë emrin e tij në portofolin e tyre, përfshirë Arsenalin e Mikel Artetës, i cili do të ishte i vendosur të hidhte shtëpinë nga dritarja për të marrë shërbimet e këtij lojtari që do të mbushë 22 vjeç më 28 janar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadra e ‘topçinjve’ do t’i kishte paraqitur një ofertë Fiores për golashënuesin prej 55 milionë eurosh. Kësaj shume do t’i shtonte edhe transferimin e uruguaianit Lucas Torreira , me vlerë 15 milionë të tjera, që do ta çonte totalin e operacionit në 70 milionë euro.

Sipas burimit të lartpërmendur, Fiorentina nuk e sheh me sy të keq këtë opsion dhe do ta studionte shumë seriozisht përpara se t’i jepte një përgjigje përfundimtare skuadrës angleze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments